Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata që katandisën Mitrovicën

Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata që katandisën Mitrovicën

Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, gjatë një tubimi zgjedhor sonte në Mitrovicë, ka thënë se ajo dhe PDK-ja do t’i japin fund qeverisjes që ka katandisur qytetin e Mitrovicës katër vitet e fundit.

Sipas saj, me një qeverisje ndryshe, të përgjegjshme, transparente dhe me një ekip më të mirin që ka Mitrovica, PDK-ja do të arrijë t’ia kthejë dinjitetin qytetarit. Ajo ka premtuar se nuk do të lë asnjë fond pa e sjellë në Mitrovicë.

Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata të cilët e katandisën Mitrovicën

“Jam shumë krenare që jam jo vetëm kandidatja, por kryetarja e ardhshme e Mitrovicës nga radhët e PDK-së. PDK-ja po dëshmon çdo ditë se me të vërtetë është forca e ndryshimit. Ne jemi ata që më 22 tetor do t’i themi jo atyre të cilët e katandisën Mitrovicën deri në këtë gjendje. Gjithandej kemi parë zhgënjim, dëshprim, humbje të shpresës, por në të njëjtën kohë jam shumë e lumtur që unë jam ajo dritë në fund të tunelit. Me një qeverisje ndryshe, me një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe me një ekip më të mirin që ka Mitrovica, ne di t’ia kthejmë dinjitetin qytetarit. Ju premtoj asnjë fond nuk kam me lënë pa e sjellë në Mitrovicë, këtë ju garantoj”, ka thënë Idrizi.

Kryetari i PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati ka bërë thirrje për një angazhim maksimal të të gjithëve për një fitore pa balotazh.

Kastrati: Të fitojmë pa balotazh

“Jul us që deri më 22 tetor të bëjmë krejt çka është e mundur që të fitojmë pa balotazh. Prezenca juaj sot këtu jep një garancë se nëse ne si PDK punojmë dhe veprojmë me sinqeritetin më të madh ne siguri se do të fitojmë me rezultat të thellë”, tha ai.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Bedri Hamza ka potencuar se të gjitha projektet madhore bartin vulën e liderëve të PDK-së, Thaçit dhe Veselit. Ai tha se niveli qendror, ministritë, Ministria e Financave, por mbi të gjitha, kryetari i Kuvendit të Kosovës, janë garancë që premtimet e kandidates Valdete Idrizi do të jenë të realizueshme në Mitrovicë.

Hamza: Unë jam krenat që jam anëtar i PDK-së

“Nuk ka projekt as ushtarak as ekonomik i dekadave të fundit të cilat nuk e bartin vulën e liderëve dhe lidershipit të PDK-së, presidentit dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Unë jam krenat që jam anëtar i PDK-së. Partia Demokratike e bën diferencën, nëse shikojmë projektet e mëdha në Mitrovicë, ujësjellësi, edhe liqeni, po mos të ishte PDK-ja, këtu ka profesorë të nderuar universitarë, jo që nuk do t’i kishim këto objekte kaq të bukura, por nuk do të kishim as universitetin në Mitrovicë. Niveli qendror, të gjithë deputetët e Kuvendit, të gjitha Ministritë, Ministria e Financave, por mbi të gjitha, kryetari i Kuvendit të Kosovës, jemi garancë që premtimet e kandidates Valdete Idrizi, do të jenë të realizueshme në Mitrovicë dhe ne do të qëndrojmë prapa gjatë gjithë kohës”, ka thënë ministri Hamza.