Java e ardhshme është vendimtare për aplikimin e Kosovës në UNESCO

Java e ardhshme është vendimtare për aplikimin e Kosovës në UNESCO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se Kosova do të mund të aplikojë në UNESCO, madje këtë herë edhe do të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova do të punojë maksimalisht me miq që të realizojë të drejtën e vet, duke u bërë pjesë e UNESCO-s.

“Java e ardhshme është vendimtare për aplikimin e Kosovës në UNESCO. Do të punojmë maksimalisht me gjithë miqtë dhe parnerët që Kosova edhe të aplikojë edhe të anëtarësohet nuk besoj që ka ndonjë arsye që Kosova të mos e realizojë të drejtën e vet të mos jet pjesë e UNESCO”, ka thënë Thaçi për RTK-në.

Presidenti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka brë të ditur se do të fillojë një fazë e re e bisedimeve me Serbinë nën udhëheqjen e Mogherinit.

Ai është shprehur optimist se dialogu duhet të përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në OKB, dhe perspektivë në NATO.

“Kam theksuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes direkte të Amerikës në dialog. Jemi opsitmist se dialogu do të përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në OKB, dhe perspektivën e Kosovës për NATO. Tash jemi të angazhuar, prandaj në fund shpresojmë që do të jetë proces fitues për Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i vendit tutje deklaroi se në takimet që ka pasur me lidertë e vendeve botërore, ka marrë përkrahje për Kosovën, duke theksuar edhe takimin me presidentin Trump.


MË SHUME NGA Intervista