Arrestohen dy persona në Pejë

Arrestohen dy persona në Pejë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në qytetin e Pejës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Gjithashtu njësiti policor ka konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe nëntë fishekë të cal.9mm, nga njëri prej të dyshuarve.

Me urdhër të  prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.