67 vjeçari hidhet nga shkallët e pallatit dhe vdes

67 vjeçari hidhet nga shkallët e pallatit dhe vdes

Një 67 vjeçar ka humbur jetën në Korçë pasi është vetëhedhur nga shkallët e pallatit ku jetonte.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në lagjen nr 15 të qytetit, ku shtetasi me iniciale P.N është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit ku banonte.

“Ky shtetas u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, por pak minuta pas mbërritjes ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Nuk dihen shkaqet që çuan burrin drejt një akti të tillë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Shkaktimi i vetëvrasjes”./Oranews