Kapet me tre persona në makinë, arrestohet i riu

Kapet me tre persona në makinë, arrestohet i riu

Policia kufitare italiane e qytetit të Triestes ka arrestuar sot shtetasin shqiptar B.R, 23 vjeç me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin.

Shqiptari u arrestua në pikën kufitare të Fernettit që lidh Italinë me Slloveninë.

Në makinën e tij me targa franceze po udhëtonin dhe 3 persona, dy shtetas kosovarë e një shqiptar.

Dy prej tyre ishin të pajisur vetëm me karta identiteti e jo me pasaporta, ndërsa personi i tretë nuk zotëronte asnjë dokument identifikimi, transmeton Oranews.

Shqiptari B.R i cili drejtonte automjetin e që ishte i pajisur me dokumenta të rregullta identifikimi është arrestuar nga autoritetet italiane e ndodhet në burgun e Coroneo në provincën e Triestes.

3 klandestinët që udhëtonin me të janë denoncuar në gjëndje të lirë.