Dalja e parë publike e çiftit të ri mbretëror

Dalja e parë publike e çiftit të ri mbretëror

Princ Harry dhe Meghan kanë dalë për herë të parë publikisht si çift ndërsa po shijonin eventin sportiv të tenisit në Toronto.

Aktorja dukej shumë e qetë dhe kishte veshur xhinse dhe një këmishë të bardhë. Meghan Markle mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Invictus Games të shtunën, por u ul larg princit, i cili qëndronte në zonën VIP pranë Zonjës së Parë.

Para disa kohësh, mediat e huaja njoftuan se princi do japte disa cmime ndërkombëtare dhe do mbante një konferencë për kërkimet shëndetësore e ushtarake sepse është pjesë e Fondacionit Invictus Games. Kur pallati mbretëror lajmëroi për këtë gjë, nuk u përmend në asnjë moment ylli i kinemasë.

Pas kësaj dalje publike, pritet që së shpejti ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.