Kendall Jenner në klipin e ri të Fergie (VIDEO)

Kendall Jenner në klipin e ri të Fergie (VIDEO)

Këngëtarja e “Black Eyed Peas” Fergie, i ka bërë thirrje njërës prej vajzave të klanit Kardashian, për të qenë pjesë e videoklipit të saj të ri “Enchante”, dhe ajo është Kendall Jenner.

Në klip, modelja shihet në një shtëpi ku i bën të gjitha punët, duke përfshirë larjen e flokëve të saj.

Kujtojmë që Fergie ka qenë në ballinat e gazetave më të njohura në javën e fundit, pasi u njoftua se ajo po ndahej me bashkëshortin John Duhamel, pas 13 vjet martesë.

“Me dashuri dhe respekt absolut kemi vendosur të ndahemi si çift në fillim të këtij viti”, thanë ata. “Për t’i dhënë familjes tonë mundësi më të mirë për t’u përshtatur, ne donim ta mbanim këtë çështje private përpara se ta ndanim me publikun”.

“Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar në mbështetjen tonë për njëri-tjetrin dhe familjes sonë”.

Fergie lëshoi ​​të premten albumin e saj të dytë Double Dutchess.