”Dosja B” e J.Buxhovit edhe në anglisht

”Dosja B” e J.Buxhovit edhe në anglisht

Romani “Dosja B” i shkrimtarit, Jusuf Buxhovi që me disa botime brenda një kohe të shkurtër arriti të jetë ndër veprat më të shitura në vend, botohet në anglisht.

Botuesi i njohur amerikanë “Jalifat Publishing” nga Houston bëri të ditur se këto ditë del nga shtypi “Dosja B” në përkthimin e Avni Spahiu.

Botuesi amerikan njofton se promovimi i “Dosjes B” bëhet në SHBA, në disa qendra të mëdha, në fund të nëntorit kur edhe do të vihet në qarkullim në dy rrjetet më të njohura librare amerikanë si dhe në Amazon. Promovimi i romanit në anglisht parashihet të bëhet edhe në Prishtinë dhe Gjakovë.