Në Berlin të Gjermanisë përkujtohet shqiptari Refik Veseli

Në Berlin të Gjermanisë përkujtohet shqiptari Refik Veseli

Kujtohet në Berlin shqiptari shpëtimtar i hebrenjve në Shqipëri. Në Berliner Rathaus, me moton për paqe, është përkujtuar shpëtimtari i hebrenjve në Shqipëri, shqiptari Refik Veseli, emrin e të cilit e mban një shkollë në Berlin.

Fjalën hyrëse e ka mbajtur drejtoresha e shkollës "Refik Veseli", Dr. Ulrike Becker, e cila ka shpalosur edhe njëherë faqet e historisë, duke reflektuar rreth anës së errët të luftës.

“Kur shkolla gjermane në Berlin bëri para tre vjetesh hapin historik dhe vendosi emrin e shqiptarit Refik Veseli, përpos që përçoi mesazhin e paqes nga Berlini dhe Gjermania, ajo nderoi me këtë akt gjithë popullin shqiptar”, ka thënë aktivistja dhe publicistja e njohur nga Kosova Vjollca Hajdari, njëra nga organizatorët e kësaj ngjarje kulturore. Refik Veseli tanimë i njohur si hero, kishte shpëtuar dy familje hebreje: familjen Mandil dhe familjen Jozefi, gjatë Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.

17 vjeçar atëbotë, Refik Veseli është nderuar nga Izraeli si shqiptari i parë me dekoratën "Të Drejtet ndër Popuj" bashkë me familjen e tij. Ky titull iu është ndarë edhe 69 shqiptarëve tjerë me motivacion shpëtimin e izraelitëve kur ata e kishin më së vështiri dhe ndiqeshin të zhdukeshin nga nazistët. Organizatorja Vjollca Hajdari ka folur sidomos për atë pjesë të ndritshme që solli një miqësi e paharruar midis shqiptarëve dhe izraelitëve. “Populli shqiptar ka dëshmuar historikisht shpirtin bujar dhe mikpritës” ka thënë Hajdari.

Në programin kulturoro-artistik kanë marrë pjesë edhe grupi i valltarëve shqiptarë të shoqatës "Albunivers", grupi i teatros se shkolles Refik Veseli dhe nxenesit e arsimtaret e shkolles me ca pika muzikore./ RTKlive/