Shënohet dita e shkollës dhe ditëlindja e Komandant Bardhit

Shënohet dita e shkollës dhe ditëlindja e Komandant Bardhit

Shkolla Fillore “Qamil Ilazi” në Kaçanik të Vjetër, sot ka shënuar ditën e shkollës si dhe ditëlindjen e 69 të Heroit Qamil Ilazi, Komandat Bardhi- Komandat i Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Fillimisht Drejtori i Shkollës Fadil Krasniqi foli për historikun e kësaj shkolle, duke shtuar se kjo shkollë ka filluar veprimtarinë e saj edukativo arsimore qysh në vitet 1945-1946.

Aktualisht kjo shkollë numëron 550 nxënës me një staf arsimor profesional. Drejtori Krasniqi foli edhe për jetën dhe veprimtarinë e Komandant Bardhit, duke shtuar se kontributi i tij në luftën për çlirimin e vendit, ishte i jashtëzakonshëm për lirinë që sot ne e gëzojmë.
Ditën e shkollës, nxënësve dhe arsimtarëve në Kaçanik të Vjetër i uroi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi si dhe djali i Heroit Qamil Ilazi, Besnik Ilazi. Për nder të kësaj dite, nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program të pasur kulturo-artistik.