Drekë ideale për sportista

Drekë ideale për sportista

Përbërësit

1/2 gota oriz

600 gr mish i bardhe pule

kripë

Biber i zi

4 lugë të gjellës vaj vegjetal

3 lugë të gjellës lëng limoni

1/2 qepë

1,5 karrotë

bizele

Hapat

Orizin e vendosim në një tenxhere e mbushim plot me ujë, filën e pulës e fërgoni në tigan duke i hedhur përmbi kripë, biber të zi.

Në një tigan tjetër e fërgoni qepën, karrotën, bizelet, pas fërgimit të nevojshëm ia vendosni orizin.

Glazurën e përzieni në temperaturë mesatare, për ti japur një shije të shijëshme ia shtoni lëngun e limonit.

Filën e pulës e shpërndani në pjata së bashku me përzierjën e orizit.

Në këtë shujtë ju do ti merrni 388 Kalori dhe 30 gr Proteina, do të bëhet shujta e juaj e preferuar për shkak që do ta keni stomakun e mbushur plot, por me pak kalori.

Ju bëftë mirë!