Tortë me arra dhe kokos

Tortë me arra dhe kokos

Perberesit per brumin

3 veze
75 gr sheqer
35 gr therrime buke
30 gr kokos
50 gr arra te coptuara
1 pako pecive
1 pako vanille

Perberesit per sherbetin:
185 gr sheqer
185 ml uje
1-2 pika leng limonit

Perberes shtese:
Ajke e rrahur ose shllag
Kanelle

Pergatitja:
Per kete torte na duhet nje tepsi 26 cm. Vezet sheqerin,sheqer vanillen dhe peciven i perzim pastaj ia shtojme therrimet buke,kokosin dhe arrat.

Te gjithen e perzim mire dhe e derdhim ne tepsi te lyer me vaj dhe e vendosim ne furre te pjeket per 20 minuta ne temperatur 175 Grad.

Pasi te pjeket e largojme nga zjarri dhe e lem te ftohet. Per shirupin hedhim ujin,sheqerin dhe lengun e limonit ne tenxhere e vendosim mbi zjarre per te vluar pastaj ia hedhim tortes se ftohur siper dhe e lem 10-15 minuta per ta thithur shirupin.

Ne fund e lyejm tere torten me ajken ose shllagun e rrahur dhe i hedhim siper pak kanelle. Te qendroje torta ne frigorifer se paku 1 ore pastaj te sherbehet. /KuzhinaShqiptare