Disa shprehi të përditshme të cilat na ekspozojnë ndaj baktereve

Disa shprehi të përditshme të cilat na ekspozojnë ndaj baktereve

Disa gjeste të gabuara që i bëjmë çdo ditë mund të na ekspozojnë ndaj baktereve dhe mund të na sjellin probleme shëndetësore.

Këto janë disa prej tyre:

Mos tharja e brushës së dhëmbëve
Në përgjithësi të gjithë e hedhin brushën në një gotë dhe e përdorin ashtu siç është pas vakteve, por nëse shihet me kujdes brusha mbledh shumë papastërti kur lihet e lagur. Në të shtrehohen bakteret të cilat mund të bëhen të dëmshme për shëndetin. Mirë është që para çdo përdorimi ta lagni ose ta futni brushën në një gotë me shpëlarës goje. Më pas duhet ta thani atë me një peshqir të pastër dhe duhet ta vendosni në një ambient të thatë. Nëse sëmureni me grip, pasi të shëroheni ndërrojeni gjithmonë brushën sepse mund të rimerrni virusin.

Mos ndërrimi i jastëkëve
Pas dy vitesh përdorimi, jastëkët janë të mbushur me mikrobe dhe mund të shkaktojnë alergji të shumta. Mundohuni që ta lani në lavanderi herë pas here dhe çdo dy vite të blini të ri.

Shtypja e kasetës së tualetit pa mbyllur kapakun
Të rrallë janë ata që shtypin kasetën e tualetit pasi mbyllin kapakun. Ky në fakt është bërë një zakon që vështirë të ndryshojë lehtësisht, megjithatë është një gabim i madh. Tone bakteresh dhe grimcash të dëmshme shpërndahen në gjithë tualetin dhe shtojnë me 30% rrezikun për infeksione ORL, transmeton sovrani.

Mos pastrimi i rregullt i frigoriferit
Një frigorifer i rregullt dhe i mbushur plot nuk është i mjaftueshëm. Larja e tij e herë pas hershme është e domosdoshme për të mbajtur larg sëmundjet. Idealja? Dy herë në muaj do ishte mrekulli. Larjen bëjeni me ujë të përzierë me uthull pasi edhe pse në brendësi është ftohtë, në të mund të shumohen baktere që shkaktojnë meningjitin.

Ngrënia mbi setet prej rrobë të tavolinave
Setet e vogla prej rrobe që përdoren zakonisht mbi tavolina nuk janë higjienike dhe janë të mbushura me papastërti sidomos nëpër restorante. Duke marrë këto papastërti me duar mikrobet futen në gojë dhe mund të sjellin probleme shëndetësore të mëdha.