Pogaqe të fletëzuara

Pogaqe të fletëzuara

Përbërësit

300 gr miell

250 gr margarin

250 gr djathë i fresket

kripë

1 vezë

pluhur per pjekje

Hapat

Ndajme 50 gr margarine,pjesen tjeter e perzijme me miellin,djathin e thermuar dhe pluhurin per pjekje

Kriposim pak dhe punojme me duar nje lloj brumi sikurse per kiflet.

Pastaj hollojme nje pete ne forme drejtekendshe mundesisht.

Pastaj lyejme gjysmen e petes me margarinen e ndare me pare,palosim peten dhe prap e lyejme dhe prap e palosim.

Brumin e leme per 1 ore ne frigorifer.

Pastaj e hollojme definitivisht ne trashesi 1 cm dhe nxjerrim forma me gote te rrumbullaket.

Pogaqet i qesim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje,i lyejm me te verdhe veze dhe qesim fara susami.

Pjekim ne 180 grade derisa te fillojne te shfletosen dhe te marrin ngjyre te kuqrremt.