Aguero: Isha pranë vdekjes dy javë më parë

Aguero: Isha pranë vdekjes dy javë më parë

Sergio Aguero ka pranuar se ai mund ta kishte pësuar më keq se sa një brinjë e thyer gjatë aksidentit të tij në Amsterdam.

Sulmuesi i Manchester City është dëmtuar teksa po kalonte ditën e pushimit në kryeqytetin holandez kur një taksi me të cilën ai po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.

Dëmtimet e Aguero-t pritet ta mbajnë larg fushave për 4-6 javë 29-vjeçarin i cili shprehet se mund të kishte shkuar edhe më keq, shumë më keq.

Aguero është shprehur për argjentinasen TyC Sports: “Kur shkova në spital pyeta doktorin nëse mund të luaja ndeshjen e së shtunës. Ai nuk mendonte kështu.

“Mora një moment reflektimi dhe kuptova se mbase nuk do të isha këtu duke folur nëse nuk do të kisha pasur rripin e sigurimit.

Gjithsesi, Aguero tashmë është rikthyer në qendrën stërvitore të City-t ku ka filluar stërvitjen e lehtë i veçuar nga grupi.