Ambasada e ShBA-ve: paraqitni parregullsitë eventuale zgjedhore

Ambasada e ShBA-ve: paraqitni parregullsitë eventuale zgjedhore

Ambasada e ShBA-ve në Shkup inkurajon qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat që të kontribuojnë për proces zgjedhor kredibil më 15 tetor, duke i paraqitur të gjitha informacionet për parregullsi eventuale.

“I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, t’i shprehin qëndrimet e tyre për problemet, ta reformojnë përcaktimin e tyre drejt vlerave demokratike dhe sundimit të së drejtës. Inkurajojmë të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat t’i publikojnë të gjitha informacionet të lidhura me parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor nga ana e organeve  kompetente të shtetit. Autoritetet e pushtetit lokal dhe atij qendror duhet t’i hulumtojnë të gjitha dyshimet për keqpërdorime dhe të marrin masa të nevojshme. Në fund partitë, institucionet qeveritare dhe qytetarët, përmes aksioneve të tyre të përcaktojnë për kredibilitetin e zgjedhjeve”,- thuhet në apelin e Ambasadës amerikane në Shkup.

Besojmë që zgjedhjet janë pjesa kyçe e secilës demokraci dhe i mbështesim përpjekjet e të gjithë qytetarëve të cilët vendosin që të japin votën e tyre.

“Ambasada e ShBA-ve në mënyrë aktive do të merr pjesë në vëzhgimin e procesit zgjedhor së bashku me të gjithë vëzhguesit e tjerë qofshin ata ndërkombëtarë apo lokalë”, thuhet në komunikatën me shkrim të ambasadës së ShBA-ve.