Jusuf Buxhovi promovon veprën ‘Kosova’ edhe në Tropojë

Jusuf Buxhovi promovon veprën ‘Kosova’ edhe në Tropojë

I ftuar nga “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tropojë, dje ishte në Bajram Curr ishte shkrimtari i njohur dhe historiani Jusuf Buxhovi.

Ai në fillim ishte në një pritje të ngrohtë në Bashkinë e qytetit, ku mikpritëse ishte zv/kryetarja e bashkisë Feride Rrahmani dhe drejtuesit kryesorë të sektorëve. Ajo i uroi mirëseardhje edhe në emrin e kryetarit Besnik Dushaj, duke vazhduar të vlerësoi kontributin e tij intelektual dhe uroi për korpusin e gjerë të botimeve të tij.

Më pas një shëtitje në bulevardin e ri dhe të bukur të qytetit dhe një vizitë në Bibliotekën Publike ku Buxhovi dhuroi një set me 60 libra për lexuesit, në mjediset e Muzeut Historik u zhvillua një bashkëbisedim me qytetarë, lexues, të rinj dhe veteranë ku autori foli rreth botimit serioz “Kosova” dhe trajtoi çështje me rendësi historike dhe kombëtare.

Dita është mbyllur me një vizitë të shpejtë Luginës së Valbonës, për të vazhduar diskutimin rreth lidhjeve dhe integrimeve tona kulturore dhe jo vetëm.

Vizitat e personaliteteve intelektuale dhe stina aktive e promovimeve kulturore dhe historike po vazhdon kësisoj në Tropojë.