Tesla largon 400 punonjës si rezultat i performancës së dobët

Tesla largon 400 punonjës si rezultat i performancës së dobët

Në fillim të këtij muaji Tesla tha se kishte pasur probleme me prodhimin në masë të Modelit 3.

Prodhuesi i makinave elektrike luksoze Tesla pushoi nga puna të paktën 400 punonjës vetëm gjatë kësaj jave përfshirë liderë ekipesh dhe supervizorë tha një ish punonjës i kompanisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shkarkimet erdhën si rezultat i një inspektimi të gjërë të kompanisë i cili i mori të paktën një vit.

Edhe pse Tesla thotë se të pushuarit nga puna janë si rezultat i performancës së dobët, burime për Reuters thanë se ca prej tyre janë pushuar pavarësisht se nuk kanë marrë asnjë vlerësim negativ.

Në fillim të këtij muaji Tesla tha se kishte pasur probleme me prodhimin në masë të Modelit 3.

Kompania dërgoi vetëm 220 Model 3 tek blerësit nga 260 të prodhuara gjatë tre mujorit të tretë të vitit. Pritshmëritë ishin pë 1,500 makina.