Kujdestarja e Mbretëreshës më të famshme vrasëse serike, ua preu fytin

Kujdestarja e Mbretëreshës më të famshme vrasëse serike, ua preu fytin

Mbretëresha Victoria përzgjodhi Mary Ann Brough si kujdestaren e besuar të djalit të saj, Eduardit dhe ajo ishte infermierja kryesore që e ndihmoi të lindte.

Por mësohet se infermierja e zgjedhur nga Mbretëresha e famshme si kujdestare për Princin ishte një vrasëse serike.

Mary-t iu dha roli që të kujdesej për fëmijën më të rëndësishëm në Britani, Princin e Uellsit dhe trashëgimtarin e fronit.

Disa vjet pasi puna e saj si infermiere mbretërore kishte mbaruar, Brough vrau gjashtë fëmijët e saj dhe pastaj u përpoq të vetëvritej në shtëpinë e saj në Surrey.

Në vitin 1854, Brough përdori briskun e burrit të saj për t’ua prerë fytin e gjashtë fëmijëve të saj, Georgianas 11-vjeçare, Uilliamit tetëvjeçare, shtatëvjeçarit Carry, binjakëve katërvjeçarë Harriet dhe Henry dhe njëvjeçarit Xhorxh.

Gjyqi i vrasjes që pasoi shkaktoi një skandal në të gjithë kombin pushtoi titujt e gazetave në mbarë botën.

Të gjithë flisnin për infermieren e besuar të Mbretëreshës që doli të ishte vrasëse serike.