VIDEO: Ministri Ismaili vizitoi pacientët e prekur nga fruthi

VIDEO: Ministri Ismaili vizitoi pacientët e prekur nga fruthi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK, pas rasteve me fruth.

Ai i vizitoi pacientët së bashku me drejtorin e Klinikës, Hamdi Ramadani. Me këtë rast, ministri Ismaili tha se Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur këtë repart dhe se nga ajo që pa, situata është nën kontroll.

Edhe drejtori Hamdi Ramadani tha se nuk ka vend për panik. Ministri i Shëndetësisë u bëri apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me kohë dhe në këtë mënyrë të shmangin komplikimet shëndetësore.

Nga fillimi i epidemisë janë shënuar dy raste të vdekjeve.