Ministri Abelard Tahiri viziton Bujanovcin

Ministri Abelard Tahiri viziton Bujanovcin

Lugina e Preshevës nesër do të ketë një mysafir nga Kosova dhe atë nga kabineti qeveritar.

Është Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri që nesër do të vizitojë Bujanovcin, ku do të takojë krerët e kësaj komune dhe krerët politikë në Luginë të Preshevës.

“Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës Abelard Tahiri, nesër me datë 18 Tetor 2017, do të vizitojë Komunën e Bujanocit. Nga ora 9:45, Ministri Tahiri do të takojë Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, për të vazhduar më pas në takimet me përfaqësues të partive politike shqiptare të Luginës”, thuhet në një njoftim të ministrisë. Tahiri bëhet zyrtari i parë i lartë i qeverisë aktuale që viziton këtë zonë në Serbi të banuar me shqiptarë. Në tentimet e qeverive të kaluara kishte pasur pengesa në vizita e disa ishin realizuar.