Behgjet Pacolli prezanton projektin për Prishtinën moderne

Behgjet Pacolli prezanton projektin për Prishtinën moderne

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka prezantuar projektin për shndërrimin e Prishtinës në një qytet modern me atraksion kulturor e turistik, për të cilin projekt kanë punuar arkitektë me famë botërore nga tri shtete të botës.

“Ky është vizioni ynë i shëndërrimit të Prishtinës në qytet modern, atraksion kulturor e turistik. Në këtë projekt të detajizuar kanë punuar arkitektë me famë botërore nga tri shtete të botës. Këtu mund ta shihni edhe Universitetin modern “Hasan Prishtina” që do të prodhoj kuadro të profilit botëror. Selimi do ta bëjë Prishtinën qytet të dashur për qytetarët e saj”, ka shkruar Pacolli në Facebook.