Gjuriq: Çdo votë jashtë Listës Serbe, është kundër unitetit të serbëve

Gjuriq: Çdo votë jashtë Listës Serbe, është kundër unitetit të serbëve

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur deklaratave të Oliver Ivanoviqit.

Ky i fundit ditë më parë kishte akuzuar Beogradin se po bën çmos që Lista Serbe të fitojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Gjuriq ka deklaruar se çdo votë për Ivanoviqin, ose jashtë Listës Serbe është votë kundër unitetit të serbëve. Kryetari i Iniciativës “Serbia, demokracia, drejtësia” madje ka akuzuar Listën Serbe se do të tentojë t’i vjedhë votat.

Ivanoviq dhe Goran Rakiq janë kandidatë për kryetar të Mitrovicës së Veriut. Lajmi.net


MË SHUME NGA Aktuale