Haradinaj: Po punoj për një Kosovë të fuqishme

Haradinaj: Po punoj për një Kosovë të fuqishme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se po punon për një Kosovë të fuqishme.

“E vetmja mënyrë Kosova me ju kthye tavolinës, po jo si dikush që shkon e i lutë për takime ose jo si një organizatë joqeveritare, ne kemi detyra, kontratë me punët që i bëjmë në vend, avancimi i punëve të vendit nuk ka lidhje cili është në tavolinë, po Kosova është e fuqishme në tavolinë, dhe unë po punoj për një Kosovë të fuqishme në tavolinë edhe për INTERPOL vitin që vjen por edhe për UNESCO dy vite më vonë, po jo vetëm kaq, ne perspektivën e kemi anëtarësimin në NATO edhe OKB-në”, tha ai sonte në një intervistë për RTV 21. Haradinaj tha se gjendja që e ka gjetur nuk ka mjaftuar e arritura e Kosovës për të avancuar, pra ka qenë e pamjaftueshme.

Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave i ka dy tema si kushte të cilat janë, rendi, ligji dhe luftimi i korrupsionit dhe po ashtu është tema e demarkacionit me Malin e Zi. Ai tha se vendimi për liberalizimin e vizave nga BE do të vijë në afat korrekt kohor.


MË SHUME NGA Aktuale