Shkencëtarët: Dielli ka filluar të ftohet, po vjen epoka e akullnajave

Shkencëtarët: Dielli ka filluar të ftohet, po vjen epoka e akullnajave

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se do të ketë një tjetër “epokë akullnajash” rreth viteve 2030, për shkak se Dielli ka filluar të "ftohet”.

“The Independent” shkruan se hera e fundit që u pa një dukuri e tillë ishte 300 vjet më parë.

Dielli do të përjetojë një aktivitet diellor të ngjashëm me atë në shekullin 17 dhe 18, ku njerëzit e asaj kohe e përshkruan atë periudhë si “Epoka e Vogël e Akullnajave” që ngriu disa pjesë të Evropës dhe Amerikës, paralajmërojnë shkencëtarët solarë, transmeton express.

Shkencëtarët tani janë në gjendje që të parashikojnë ciklet diellore me një saktësi më të madhe se më parë falë një modeli të ri i cili tregon parregullsitë në ‘zemrën’ e Diellit.
Modeli tregon se aktiviteti diellor do të bie për 60% në mes të viteve 2030 dhe 2040. Këto kushte të parashikuara nga shkencëtarët mendohet se nuk kanë ndodhur që nga “Epoka e Vogël e Akullnajave” që zgjati nga 1645 deri më 1715-ën.