“Lejla” i reziston kohës, një vit klasifikimin e toplistave shqiptare

“Lejla” i reziston kohës, një vit klasifikimin e toplistave shqiptare

“Lejla”, bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës me 2PO2 dhe Capital T, ka arritur të jetë pjesë e klasifikimit për një vit rresht.

E publikuar tetorin e vitit të kaluar, kjo këngë ka mundur t’i mbijetojë konkurrencës së prurjeve të reja që ky vit ka pasur.

Kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për herë të parë më 30 Tetor 2016, ku për 4 javë ka qenë në krye të listës zyrtare të “Top Awards”.

Edhe pse të tre artistët që kanë bashkëpunuar për këtë projekt kanë publikuar këngë të tjera gjatë këtij viti, duket se ata kanë goditur në shenjë me “Lejla” duke e shndërruar në këngën me të preferuar të këtij viti.

Gjatë kësaj jave, “Lejla” pozicionohet në vendin e 38-të.