Njihuni me rusin që pretendon se është Jezusi

Njihuni me rusin që pretendon se është Jezusi

Në shkretëtirën e Siberisë, mijëra njerëz janë dyndur në një qytet të vogël të quajtur Petropavlovka.

Çfarë do t’i bënte njerëzit të linin gjithçka dhe të shkonin në një vilë në një nga pjesët më të ftohta dhe më të largëta të planetit?

Mesa duket për të takuar Birin e Perëndisë, vetë “Jezusin”.

Petropavlovka është shtëpia e pothuajse 5,000 persona të cilët adhurojnë një njeri që pretendon të jetë Jezusi i rimishëruar.

Vissarion jeton në një kompleks privat dhe adhuruesit  e tij mblidhen cdo ditë për të marrë për të dëgjuar fjalimet e tij,  ku diskuton tema si rimishërimi dhe apokalipsi i ardhshëm,

Ai thotë se do të ketë një "përmbytje e madhe”, por para se të vijë ajo ditë, Vissarion shpreson të bashkojë të gjitha fetë e botës.

Ndjekësit e tij janë gjithashtu e kanë të ndaluar të pinë duhan ose të përdorin para.