Kofshë pule me tërhan të ëmbël

Kofshë pule me tërhan të ëmbël

Përbërësit

200 gr grurë

1 kofshë pule (mesatare)

10 gr kripë

30 gr gjalpë (fshati)

10 ml vaj ulliri

20 gr qepë e njomë

hudhër

piper

Përgatitja

1.Në një tenxhere me zjarr të avashtë vendosim grurin për të zier derisa ta shohim që gruri ka zier.

2.Në një tenxhere tjetër ziejmë kofshën e pulës.

3.Ndërkohë, në një tigan kavërdisim qepën e njomë dhe i shtojmë kripë, piper dhe kofshën e pulës që është gjysmë e zier. I trazojmë përbërësit dhe masën e shtojmë tek gruri që është duke zierë.

4.E lemë të ziejë derisa të lidhen me njëra-tjetrën.

5.Në fund shtojmë gjalpin.