Pite me pekmez

Pite me pekmez

Përbërësit:

500 g miell
4 vezë
ujë (sipas nevojës)
një lugë e vogël kripë

Shtesa:
Pekmezi nga kajsitë, kumbullat apo krem çokollate

Dekorimi sipër:
Lulëkuqe të bluara, arra të bluara apo thërrmija të fërguara dhe sheqer sipas shijes.

Përgatitja:
Nga mielli dhe vezët ngjishni brumin si për makarona. Sipas nevojës shtoni ujë, që brumi të mos bëhet tepër i fortë.

Gjithashtu, nëse dëshironi brumë më të butë mund të zvogëloni sasinë e vezëve dhe të shtoni pak më shumë ujë. Kjo është çështje e shijes, përkatësisht ashtu siç dëshironi ju.
Brumin e ngjeshur shtrijeni hollë ose me okllai ose me makinën e brumit. Pritni kubet e madhësisë 5×5 cm (përafërsisht). Në secilën pjesë të brumit qitni nga një lugë pekmez, por në vend të pekmezit mund të qitni edhe krem çokollate.

Brumin mbështilleni në formë diagonaleje në mënyrë që përftoni trekëndësha, ndërkaq skajet ndrydhni mirë me gishta apo me pirun në mënyrë që të ngjiten dhe që shtesa të mos rrjedhë gjatë pjekjes.