Aksidentet rrugore ulen me 10% gjatë muajit shtator

Aksidentet rrugore ulen me 10% gjatë muajit shtator

Muaji shtator ka shënuar më pak aksidente krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT në krahasim me Shtator 2016, numri i aksidenteve është ulur me rreth 10 %. Shkaku kryesor i aksidenteve lidhet me sjelljen e pakujdesshme të drejtuesve të mjeteve dhe kryesisht janë shënuar nga persona të moshës 25-35 vjeç.

Largimi i emigrantëve duket se ka ndikuar  në uljen e numrit të aksidenteve në vend, krahasuar kjo me muajin gusht. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit shtator numri është ulur me rreth 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa  numri më i lartë i tyre është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç. Gjatë muajit shtator 2017 ka pasur 17 viktima, krahasuar me 19 që kanë qenë në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ulje ka pësuar edhe numri i të plagosurv e duke bërë krahasimet e të njëjtit muaj në dy vite të ndryshme. Numri i personave të plagosur gjatë muajit shtator të këtij viti është 197 nga 246 persona të plagosur në shtator të 2016.

Ndërkohë edhe për  nëntëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtator të 2017, numri i të vdekurve për 100 mijë banorë ishte afërsisht një person. Edhe pse ka pasur një ulje Shqipëria mbetet sërish vendi me numër të lartë aksidentes me pasojë vdekjen.