Shkencëtarët gjejnë vendin ideal për kolonizimin e Hënës

Shkencëtarët gjejnë vendin ideal për kolonizimin e Hënës

Shkencëtarët kanë kërkuar me vite në thellësitë e errëta të Hënës për të gjetur shpellat e mëdha që ishin krijuar shumë kohë më parë nga rrjedhja e llavës.

Shkencëtarët nga Japonia dhe SHBA kanë dalë me prova të reja që konfirmojnë këto supozime, gjë që është një lajm i mirë për ata që kërkojnë një vend të rehatshëm dhe të sigurt për të jetuar në Hënë.

Studimi i ri është publikuar në revistën Geophysical Research Letters.

Ai tregon se disa tunele të fshehta të zbuluara në afërsi të Marius Hills mund të përdoren për kërkime shkencore të përbërjes së Hënës, por edhe të shërbejnë si strehimore potenciale për njerëzit.

Pa dyshim se këto shpella do të jetë perfektë për kolonizatorët.

Brenda shpellave të thella, njerëzit do të ishin të mbrojtur nga rrezatimi diellor, ndryshimi i temperaturave, por edhe nga rreziqet tjera. Pasi që Hëna nuk ka atmosferë, një strehimore e tillë do të ishte e mirëseardhur.

Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se këto shpella janë të thella, të larta dhe të gjera më së paku një kilometër,