Turqia prezanton autobusët rozë, vetëm për gra

Turqia prezanton autobusët rozë, vetëm për gra

Në një qytet të Turqisë, autoritetet kanë prezantuar një alternativë ndryshe për udhëtim për gratë; autobusët rozë.

Këta autobusë, në të cilët lejohen vetëm udhëtare gra, kanë filluar të qarkullojnë në qytetin Malatya.

Burrat nuk lejohen të futen në këta autobusë.

E gratë e këtij qyteti kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë ndryshim.

Disa nga to kanë pëlqyer iniciativën, duke thënë që nuk dëshirojnë të jenë në ambiente të ngushta me meshkuj e të dëgjojnë bisedat vulgare e tyre, ndërsa të tjera kanë thënë që kjo është një fyerje për gratë.