Qytet italian paguan 2,000 euro për çdokënd që shkon të jetoj atje

Qytet italian paguan 2,000 euro për çdokënd që shkon të jetoj atje

Një qytet italian është ofruar të paguajë 2,000 euro për çdo person që do të pranojë të jetojë atje, raporton gazeta britanike “The Independent”

Nicola Gatta, kryebashkiaku i Candelas, një qytet i vogël në Puglia, e ka bërë ofertën me shpresën se do të mposhte plakjen e popullsisë së qytetit.

Gatta tha për “CNN Travel” se dëshiron ta ngrejë numrin e popullsisë deri në 8,000 banorë, si në vitet 1990, kur qyteti njihej si "Napoli e vogël".

Sot Candela ka vetëm 2.700 banorë.

Popullsia në rënie e qyteteve të vogla historike të Italisë ka qenë çështje diskutimi për dekada të tëra. Shumë njerëz emigruan pasluftës, dhe që atëherë popullsia në këto zona po shkon drejt plakjes dhe shtrydhjes ekonomike.

Shumë prej tyre janë përpjekur të gjejnë zgjidhje.

Një qytezë e vogël në Lazio, ka vetëm 12 banorë të përhershëm por e ka shfaqur veten si një pushim i përsosur për tu shkëputur sado pak nga Roma.

 Strategjia ka funksionuar aq mirë sa numrat e vizitorëve janë rritur nga 40,000 deri në 800,000 në vit, diçka që ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kohët e fundit e quajti "një shembull për të gjithë".

Banesat e braktisura janë shndërruar në "hotele të vogla", duke siguruar të ardhura për qytetet si dhe vende pune për vendasit.

Ndërsa në Kalabri, refugjatët po frymëzojnë mundësinë për një jetë të re, sidomos në Riace, një qytet i cili ka qenë i braktisur nga vendasit.

Autori Roberto Saviano tha në një intervistë të kohëve të fundit se refugjatët dhe emigrantët janë e ardhmja e ekonomisë së Italisë.