Tri aftësitë të cilat mund t’i mësoni brenda një jave

Tri aftësitë të cilat mund t’i mësoni brenda një jave

Në fjalimin e tij të vitit 2013 për “TEDx”, të quajtur “20 orët e para”, autori dhe eksperti i biznesit Josh Kaufman e ka kundërshtuar mitin se mësimi i aftësive të reja merr shumë kohë.

Për ta mjeshtëruar një aftësi të re, thotë Kaufman, nevojiten vetëm 20 orë.

Prandaj, nëse vërtet dëshironi ta mjeshtëroni një aftësi brenda jave me qëllim që t’i leni përshtypje të mirë çdo njeriu, atëherë këto janë disa nga aftësitë prej të cilave mund të zgjedhni:

Mësohuni të vozisni veturë manuale

Nuk ka dyshime se veturat me transmisione automatike janë tejet të lehta, por aftësia e ndryshimit të transmisionit në veturë manuale me të vërtetë se është më interesante. Përveç që është interesante, është gjithashtu aftësi e nevojshme nëse ndonjëherë ju bie ta vozisni veturën e dikujt tjetër.

Mësohuni ta zgjidhni kubin e Rubikut

Njerëzit të cilët kanë aftësi ta zgjidhin kubin e Rubikut brenda 10 sekondave, do ju thonë se nuk ka ndonjë gjë të veçantë në këtë lojë.

Thjesht duhet t’i dini algoritmat me të cilat funksionon kubi, dhe mbajtja në mend e atyre lëvizjeve mund të bëhet shumë shpejt.

Me një javë praktikë, një fillestar mund të mësohet ta zgjidhë kubin e Rubikut për më pak se dy minuta.

Mësoni gjërat bazike të arteve marciale

Vetëmbrojtja është një aftësi të cilën duhet të shpresoni se asnjëherë nuk do ta përdorni, por megjithatë është e nevojshme sepse jetës nuk i dihet.

Shumë njerëz kanë treguar se fitimi i aftësive bazike në arte marciale – si bllokimi i goditjeve, goditjet, manovrimet e ndryshime – mund të perfeksionohen brenda një jave.