Involtini me pulë dhe spinaq

Involtini me pulë dhe spinaq

Përbërësit

500 gr gjoks pule (në copa)

100 gr spinaq

djathë (i grirë)

limon

vaj ulliri

kripë

piper

Përgatitja

1.Rrihni copat e gjokseve të pulës që të bëhen sa më të buta. Grini spinaqin me një thikë.

2.Vendosni copat e pulës, shtroni sipër tyre spinaq dhe djathë të grirë, si dhe pak lëng limoni.

3.Rrotullojini dhe mbyllini me një kruajtëse dhëmbësh. Skuqini për 3 minuta me pak vaj ulliri. Hidhni edhe pak lëng limoni, kripë dhe mbulojeni me kapak tiganin. Lërini të gatuhen për 4-5 minuta, sa të bëhen gati.