Biskota klasike me copëza çokollate

Biskota klasike me copëza çokollate

Përbërësit

150 gr gjalpë (i shkrirë)

125 gr sheqer kaf

100 gr sheqer (i bardhë)

1 shkop vanilje

1 vezë (e verdha, e ftohtë)

1 kokërr vezë (e ftohtë)

300 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

320 gr çokollatë e zezë(copëza)

Përgatitja

1.Ngrohni furrën në 170 gradë.

2.Gjalpin e shkrirë përzijeni me sheqerin e bardhë dhe të kanës dhe miksojini mirë.

3.Shtoni të kuqen e vezës dhe vezën e plotë, me pas farat e shkopit të vaniljes dhe rrihini derisa të krijohet një masë kremoze.

4.Shtoni miellin dhe pluhurin pjekës, përziejini e më pas shtoni edhe çipsat e çokollatës.

5.Më një lugë akullore, nxirrni format rrumbullake të biskotës dhe vendosini të piqen per 15-17 minuta në 170 gradë.