Giroud fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur të 2017

Giroud fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur të 2017

Sulmuesi i Arsenal Olivier Giroud ka fituar çmimin Puscas që ndahet nga FIFA për golin më të bukur të vitit gjatë ceremonisë që po zhvillohet në Londër.

Giroud shënoi një gol fantastik me stil akrepi për Arsenal ndaj Crystal Palace në ditën e vitit të ri, transmeton TeleSport.

Olivier Giroud with wife Jennifer ahead of the FIFA Best Football Awards in London

Sulmuesit të Arsenal ia dha çmimin ish-lojtari i Manchester United Diego Forlan. Të nominuarit e tjerë ishin Oscarine Musuluke dhe Deyna Castellanos.

Giroud scored a stunning scorpion kick against Crystal Palace in the Premier League

“Ju falënderoj. Është një nder dhe jam shumë i lumtur që kam marrë këtë trofe përpara legjendave të këtij sporti. Ju falënderoj edhe juve që keni votuar për mua.

Do të doja të uroja edhe të nominuarit e tjerë për golat e shkëlqyer. Këtë trofe dua t’ia dedikoj babait tim.”