Pse s’duhet të merakoseni

Pse s’duhet të merakoseni

“Unë jam plak dhe kam njohur shumë telashe, por shumica e tyre as nuk kanë ndodhur ndonjëherë” – Mark Twain

Meraku krijon trazira të brendshme. Eshtë si një karrige lëkundëse që lëviz papushim, por duke mos shkuar askund. Shqetësimi dhe meraku nuk krijojnë veprim, thjeshtë ju bën që të ngrini, e si pasojë nuk jeni në gjendje të mendoni qartë, si dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme, për t’u siguruar që negativja nuk do të ndodhë. Energjia juaj do të shfrytëzohej më mirë, nëse do të ndryshonit gjërat që mund të kontrolloni, ndërsa të tjerat, thjeshtë lërini të shkojnë. Bobby McFerrin e ka thënë shumë thjeshtë në këngën e tij: “Don’t worry, be happy!”. Një gjë është e sigurtë: Mungesa e shqetësimit krijon lumturi! /bota.al