Golden State rikthehet te fitorja, Houston pëson humbjen e parë

Golden State rikthehet te fitorja, Houston pëson humbjen e parë

Kampionët e Golden State rikthehen te fitorja në NBA pas fitores së thellë 133-103 ndaj Dallas, duke korrur fitoren e dytë sezonale.

Curry me 29 pikë, Durant me 25 dhe Thompson me 21 pikë ishin sërish tri më të mirët për ekipin e Warriors, që bënë diferencën në parket. Humbjen e parë sezonale pësoi skuadra e Houston, që u mund 98-90 nga Memphis, që po tregohet skuadra më e mirë aktualisht në NBA. Gordon e Harden realizuan 49 pikë së bashku për teksanët, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua spanjolli Marc Gasol, autor i 26 pikëve.

Asnjë humbje nuk ka pësuar deri më tani edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 101-97 Toronto, ndeshje mes dy ekipesh rivale për titull në të dyja Konferencat. Një lojë e mirë kolektive e ekipit të Spurs, ku u dallua Aldridge me 20 pikë, por mbështetur edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Një ndeshje të mirë bëri ekipi i Miami Heat, që mundi 104-93 Atlantën, sfidë e komanduar nga vendasit, ku u dallua Richardson me 21 pikë, ndërkohë që edhe lojtarët e ekipit nga Florida bënë diferencën, duke realizuar 44 pikë. Jashtë fushe fitoi Washington, që mundi 109-104 Denver, falë 20 pikëve të Beal e 19 të Wall.


REZULTATET E SOTME

Detroit – Philadelphia 86-97

Miami – Atlanta 104-93

Houston – Memphis 90-98

Milwaukee – Charlotte 103-94

Dallas – Golden State 103-133

San Antonio – Toronto 101-97

Denver – Washington 104-109

Phoenix – Sacramento 117-115