Bonucci: Nuk e dorëzoj shiritin, Milani zgjedhja e duhur!

Bonucci: Nuk e dorëzoj shiritin, Milani zgjedhja e duhur!

“Një nga mbrojtësit qëndrorë më imponues dhe teknikisht ndër më të mirët në botë. Aftësitë e tij udhëheqëse e ndihmuan Juventusin të fitonte titullin e gjështë radhazi në Serinë A.”

Ishte ky prezantimi që iu bë Leonardo Bonuccit në mbrëmjen gala të FIFA-s "The Best FIFA Football Awards". Fundjavën që lamë pas në fakt, mbrojtësi italian u ndëshkua me karton të kuq për goditje me bërryl të kundërshtarit, e më pas u pezullua dy ndeshje për atë veprim të cilin këmbwngul se e ka bërë në mënyrë të pavullnetshme.

“Gjesti im ishte i pavullnetshëm, po kërkoja thjesht të clirohesha nga krahu i Rosit. Më vjen shumë keq që e lëndova, e pyeta menjëherë se si ndihej. I kam riparë disa herë pamjet e përsëritura dhe e theksoj se nuk ka qenë ndërhyrje e vullnetshme. Më vjen keq që ndodhi kështu, por gjithsesi i kam kërkuar falje Milanit dhe shokëve të skuadrës.   

Bonucci jep një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që mendojnë se nuk është njeriu i duhur për të marrë përgjegjësitë si kapiteni “kuqezi”.

Nuk e kam dorërzuar kurrë shiritin e kapitenit, këtë përgjegjësi e kam marrë që në fillim të sezonit dhe e kam për nder. Kurrë nuk jam penduar që kam zgjedhur Milanin.”