Gustavo Gomez larg Milanit, Fenerbahçe e do në janar

Gustavo Gomez larg Milanit, Fenerbahçe e do në janar

E ardhmja e Gustavo Gomez parashikohet të jetë larg Milanit, pavarësisht se kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2021.

24-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Montella dhe emri i tij është i pari në listën e largimeve gjatë merkatos së Janarit. SIpas mediave italiane, për paraguajanin nuk mungojnë ofertat dhe me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë në Turqi, pasi skuadra e Fenerbaces ka kohë që e ndjek futbollistin. Drejtuesit e klubit nga Stambolli gjatë muajit dhjetorit do t’i paraqesin kuqezinjve ofertën e parë për shërbimet e futbollistit.