Reagon MPJ: Daçiq po shpif, Surinami nuk e ka tërhequr njohjen

Reagon MPJ: Daçiq po shpif, Surinami nuk e ka tërhequr njohjen

Raportimeve nga ana e Serbisë se Surinami ka tërhequr njohjen nga pavarësia e Kosovës, i është përgjigjur Ministria e Jashtme e Kosovës.

MPJ mohon se është tërhequr njohja e Surinamit që është shtet në Amerikën Latine, po ashtu e quan shpifje deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daciq, i cili tha se është njoftuar se Kosova tanimë ka një njohje më pak.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli thotë se tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra sipas tij, kjo është vetëm shpifje.

Daçiq kishte thënë se është njoftuar nga ministri i Jashtëm i Surinamit se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës, madje ka paraqitur edhe një dokument.