Promovohet botimi i dytë “Financat Publike” i akademik Bexhetit

Promovohet botimi i dytë “Financat Publike” i akademik Bexhetit

“Financat Publike”, edicioni i dytë i botuar në shtator të vitit 2017, i akademik Abdylmenaf Bexheti, u promovua sot (27 tetor 2017), në Universitetin e Evropës Juglindore, në prani të një numri të madh profesorësh, studentësh, personalitete dhe ekspert të fushës.

“Të ndjekësh trendët dhe ta mbash aktuale mendimin shkencor është një sukses i vërtet”, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, lidhur me librin e akademik Bexhetit, të cilin e cilësoi si bashkëmendimtar në krijimin dhe udhëheqjen e Universitetit.

Libri paraqet një aset të jashtëzakonshëm në drejtim të tendencave të matjes së performancës akademike, e cila realizohet nëpërmjet kërkimore shkencore, tha rektori Dika.

Për librin foli edhe dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Izet Zeqiri, i cili tha se promovimi i këtij botimi dëshmon për performancën e shkëlqyer të akamedikut Bexheti.

“Ky është një promovim i veçantë, i një libri të veçantë, të një autori të veçantë”, tha dekani Izeti.

Rektori i Universitetit “Luarasi” në Vlorë, prof. Arben Malaj tha se demokratizimi i dijes është një proces pozitiv, ku më askush nuk e ka monopolin e dijes dhe tashmë janë krijuar klasa online me 100 mijë studentë. Suksesi ynë është të dallojmë dhe të marrim më të mirët. Këtu është fuqia dhe mjeshtëria e profesorit dhe hulumtuesit. Ky libër e dëshmon së është bazë e mirë për të hulumtuar dhe shpjeguar momentet kyçe të financave publike, transmeton alb portali.

Autori i librit, akademik Abdylmenaf Bexheti, tha se është një kënaqësi e veçantë për mua ta shfrytëzoj këtë moment për t’i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në ecjen time akademike, duke mos u ndalur në renditjen sepse të gjithë janë të rëndësishëm dhe kanë dhënë mundin e tyre që unë të arrijë këtu ku jam sot.

Familja është ajo që gjithmonë ka qenë motiv dhe shtysë për të ecur dhe për të dhënë kontributin profesional dhe shkencor. Falënderim i veçantë për mentorin tim, akademikun e ndjerë Ksente Bogoev, kolegët e mi, që tani mbajnë poste dhe ligjërojnë para studentëve. Falënderim për rektorin aktual, Zamir Dika, dekanin Izet Zeqiri, akademik Abazin dhe për të gjithë studentët, që tani janë profesorë të dalluar.

Në këtë edicion jam përpjekur të shpjegoj momentet aktuale të financave publike dhe sfidat me të cilat përballen qeveritë dhe vetë lëmia që e kam hulumtuar.