Tregut të librit iu shtohen dy botime të reja

Tregut të librit iu shtohen dy botime të reja

Shkrimtari Halil Kajtazi ka sjellë në tregun e librit dy botime të reja “Kroni i Vitakut”, sjellë ngjarjet për vendlindjen e autorit, ku përfshihen peripecitë e banorëve dhe “Lindje me fat”.

“Ky libër tregon edhe historinë e fshatit tonë. Kam bërë hulumtime të ndryshme, që janë shumë me rëndësi për historinë”,  tha ai sot (e hënë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij ata që janë larguar nga fshati kanë marrë këtë mbiemër.

Kajtazi foli edhe për librin tjetër të rij,  “Lindje me fat”. Sipas tij njerëzit lindin “tabularas”, por varet prej rrethit se ku jeton njeriu. “Unë jam rritur në katrahura të ndryshme”, tha ai. Sipas tij punën e tij e ka bërë që të jetë në shërbim të qytetarëve.

Kajtazi ka punuar gazetar në Prishtinë.