Kulti pagan i diellit nga Leka i Madh deri te tatuazhet popullore

Kulti pagan i diellit nga Leka i Madh deri te tatuazhet popullore

Simbolika e diellit në artin popullor është e tejpranishme në trashëgiminë shpirtërore shqiptare.

Si përfaqësimi më i veçantë i kultit të diellit është simboli i dinastisë sunduese argeade në Maqedoninë e vjetër, shkruan Konica.al.

Gjatë gërmimeve në vitet ’70, arkeologët grekë gjetën në Vergjina (Aigai i lashtësisë, ose kryeqendra e parë e Maqedonisë), disa motërzime të diellit argead.

Dielli ‘aregad’ në artin e vjetër maqedonas është paraqitur herë me gjashtëmbëdhjetë rreze, herë me dymbëdhjetë, e në raste të tjera edhe me tetë dhe gjashtë.

Kulti i diellit del i dokumentuar edhe në ornamentet e ilirëve, që sipas mendimit të arkeologëve të fushës, është dëshmi e adhurimit të gjërë që i bëhej kudo në fiset ilire.

Kështu, Maksimi i Tirit në shekullin e dytë të erës sonë shkruante se peonët ilirë kishin kultin e diellit, të cilin e nderonin në një disk të vogël në majën e një trau të gjatë të ngulur vertikalisht në dhe.

Portali Konica.al sjell një rast interesant të përdorimit të kultit të diellit në tatuazh.

Studiuesit tanë kanë dokumentuar një rast të një banoreje nga Shirgji i Bregut të Bundës, e lindur në vitin 1903.

Në intervistën që ka pasur me etnologët, ajo ka thënë se ‘kryqin me rreze’ e ka punuar nga një shoqe e saj me bojë të zezë.