VIDEO - Institucionet të plotësojnë boshllëkun e madh në literaturë

VIDEO - Institucionet të plotësojnë boshllëkun e madh në literaturë

Bekim Baliqi, analist i cili ka botuar librin “Politikat Publike dhe Qeverisja”, duke folur rreth këtij libri tha se ky libër është shkruar që të nxit mendim kritik dhe të krijoj shkathtësi analitike tek studentët.t.

Baliqi në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se ky libër është i ndarë në gjashte pjesë i ka 14 kapituj dhe fillon prej koncepteve baze.

Ai tha se sfida e parë është materializimi, pasi siç tha ai, është shumë e vështirë të gjesh botues dhe përkrahje institucionale.

“Sfidë tjetër është për adaptimin ose përshtatjen e librit në bazë të kërkesave të lexuesit. Adaptimi i këtij lloj libri në rrethana tona është mjaft i vështirë ku hyn gjuha në të shkruar dhe modelet duhet të jenë të kapshme dhe të kuptueshme për lexuesin”, tha Baliqi.

“Ftojë të gjitha institucionet të plotësojnë boshllëkun e madh që ekziston në  literaturë” tha Baliqi.