Hamza: Bashkëpunimi me FMN-në i rëndësishëm

Hamza: Bashkëpunimi me FMN-në i rëndësishëm

Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Femi Mehmeti, kanë pritur sot në takim drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën, Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza e njoftoi Michaela Erbenova për procesin e Buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Ministri Bedri Hamza theksoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përveç në mbrojtjen e stabilitetit, është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik.

Sipas një komunikate të MF-së, Hamza është jetik edhe për realizimin e suksesshëm të planeve tona zhvillimore me institucionet tjera Financiare Ndërkombëtare dhe për mbështetjen buxhetore të Komisionit Evropian.

Ndërsa, drejtoresha e konstituencës së FMN-së për Kosovën, Michaela Erbenova e vlerësoi lartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e në veçanti me Konstituencën e FMN-së për Kosovës.