Reagimi i Dukagjin Lipës pasi e bija doli fituese nga “MTV EMA”

Reagimi i Dukagjin Lipës pasi e bija doli fituese nga “MTV EMA”

Në Wembley Arena të Londrës mbërmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve `MTV EMA` .

E veçanta e kësaj mbrëmje ishte pjesëmarrja e disa prej shqiptarëve të famëshëm në këtë event.

“MTV EMA” u drejtua nga Rita Ora e cila u përfol shumë si për hyrjen me robdeshambër dhe peshqir në kokë, ashtu edhe për 13 veshjet gjatë ceremonisë si dhe performancën e saj me “Anywhere”.

Por, ishte Dua Lipa ajo e cila doli fituese nga kjo ceremoni, edhe pse nuk ishte e pranishme aty, Dua mori çmimin “Artistja më e mirë e re”.

Meqenëse Dua nuk ishte e pranishme në “MTV EMA”, babai i saj Dukagjin Lipa i cili njëherësh është edhe menaxher i këngëtares, ishte pjesëmarrës atje.

I emocionuar dhe krenar me suksesin e të bijës, Dukagjini shkroi “@dualipa fitoi ARTISTJA MË E MIRË E RE @MTV EMA 2017 #dualipa #mtvema#2017 #mtvawards #london ”.

Ai po ashtu ka filmuar paraqitjen e Duas përmes një videoje në “MTV EMA”, ku kishte shprehur keqardhje që nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë ngjarje.