“Leksikoni i logjikës”, një libër për studentë e profesorë

“Leksikoni i logjikës”, një libër për studentë e profesorë

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Avni Presheva, autor i librit “Leksikoni i logjikës”, foli për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij libri, sipas tij, jo vetëm për studentë por edhe për profesorë universitar.

Presheva fillimisht foli për, promovimin e librit “Leksikoni i logjikës” në Tiranë dhe vlerësimin që i bënë profesorët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë atje.

Akademikët, profesorët më të njohur të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas Preshevës, thanë se po te vendosnin ata, këtë libër do t’ia ndanin çdo profesori universitar.

“Në librat tonë shkollor përdoren shprehje të huaja, që nuk kuptohen, madje ato përdorën vend e pavend. Edhe unë përdori, huazoj terme të huaja, pra nuk jam kundërt asaj, por jam që ato terma të përdoren me vend dhe kur nuk ka shprehje tjetër në gjuhën tonë”, tha ai.

Ky fjalor, sipas tij, jo vetëm që është i pari te ne, por edhe në rajon. Për këtë, thotë ai, ka punua 40 vjet.

“Leksikoni i logjikës” paraqet abetaren e terminologjisë shkencore, kështu sipas tij, e kanë vlerësuar edhe shumë profesorë të shquar universitar, profesorë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.