Meta komunikon më artistët në Facebook

Meta komunikon më artistët në Facebook

Për shkak të protokollit jemi mësuar që krerët e shtetit të flasin vetëm në aktivitetet, takimet zyrtare dhe të qëndrojnë brenda formatit institucional. Por ky rregull duket se nuk vlen për Presidentin Ilir Meta.

Ndryshe nga paraardhësit e tij në këtë post, Presidenti Meta është i pranishëm jo vetëm me mesazhet në takimet publike e media, por edhe me kontaktet të drejtpërdrejta me qytetarët dhe komunikimet në rrjetet sociale.

Në adresën personale në Facebook, kreu i shtetit dje ka postuar momente nga dekorimi me titullin “Nderi i Kombit” të artistit Besim Zekthi. Të shumtë kanë qenë artistët që kanë shprehur qëndrimet e tyre në adresën personale të kreut të shtetit për këtë vlerësim.

Presidenti Meta ka zgjedhur tu përgjigjet personalisht shumicës së artistëve. Mes tyre bien në sy komentet me artisen Myfarete Laze dhe Marjana Kondi.